Kryeministri Berisha niset për një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë
Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë, me ftesë të Kryeministrit Nikola Špiriæ. Gjatë kësaj vizitë, Kryeministri Berisha do të takohet me zyrtarët më të larë të Bosnje Hercegovinës, si dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme.
Nesër, Kryeministri Berisha do të pritet nga kryeministri i Bosnje Hercegovinës z.Nikola Špiriæ, do të takohet me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje Bosnje Hercegovinës, si dhe do të zhvillojë një takim me Kolegjiumin e të dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Kryeministri Berisha do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bosnje, si dhe me Trupat Paqeruajtëse Shqiptare.
23/03/2009