E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për vizitë zyrtare në Luksenburg

Me ftesë të Kryeministrit të Luksenburgut, Jean Claude Juncker, Kryeministri Sali Berisha u nis, të mërkurën, për një vizitë zyrtare në këtë vend. Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha shoqërohet nga Ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Myqerem Tafaj dhe Shefi i Kabinetit, Arben Imami.

Ditën e nesërme, Kryeministri Berisha do të pritet nga Kryeministri i Luksenburgut, Jean Claude Juncker. Në këtë takim do të diskutohet gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për afrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Do të diskutohet edhe mbi çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës dhe zhvillimet në rajon. Gjatë vizitës në Luksenburg, Kryeministri Berisha do të pritet edhe nga Duka i Madh i Luksenburgut, si dhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve. Lucien Weiler.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›