Presidenti Topi vazhdon vizitën e tij zyrtare në Torino duke ftuar investimet piemonteze ne vendin tonë.

16 tetor 2008
Torino,
Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të një delegacioni të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, parlamentit, të botës akademike dhe biznesit, vizitoi sot qytetin verior italian të Torinos ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Serxho Kiamparino, me të cilin zhvilloi një takim të shkurtër në zyrë dhe një tjetër, më të zgjeruar, në Këshillin bashkiak.
Më pas Kreu i shtetit shqiptar u takua me Presidenten e Rajonit të Piemontes, zonjën Mersedes Breso. Gjatë takimit me Presidenten rajonale piemonteze, Presidenti Topi pasi falenderoi për mikpritjen, dha një panoramë të zgjeruar të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, reformat e ndryshme që janë ndërmarrë, përmirësimin e legjislacionit fiskal, klimën shumë të favorshme ekonomike dhe për tërheqjen e investimeve të huaja në fusha të ndryshme si energjia, agro-biznesi, turizmi, etj.
Kreu i shtetit shqiptar duke vënë në pah faktin që një pjesë e rëndësishme e delegacionit zyrtar përbëhet nga përfaqësues me peshë të biznesit dhe sipërmarrjes shqiptare, theksoi rëndësinë e inaugurimit sot të Zyrës së Biznesit dhe Komunikimit në Torino dhe frutshmërinë e shkëmbimit të vizitave të të tilla niveleve. Presidenti Topi e ftoi Presidenten rajonale të Piemontes për një vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm me rajonin piemontez ku bashkësia shqiptare, me gati 2200 sipërmarrje, është krejtësisht e integruar dhe shërben si një urë e fuqishme lidhëse dhe bashkëpunimi.
Nga ana e saj zonja Breso vlerësoi maksimalisht vizitën e Presidentin Topi dhe të delegacionit që ai kryeson si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera në të gjitha fushat e të nivelit më të lartë që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke vënë në dukje jo vetëm lidhjet historike dhe shpirtërore mes dy popujve, por edhe rolin e çmuar që luajnë emigrantët shqiptarë në këtë drejtim. Zonja Breso e priti me kënaqësi ftesën e Presidentit Topi për të vizituar Shqipërinë dhe e siguroi për vullnetin e autoriteteve vendore piemonteze që të mbështesin vendin tonë jo vetëm në rrugëtimin e tij integrues në strukturat euro-atlantike, por edhe me investime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.
Në përfundim të takimit Kreu i shtetit shqiptar dhe Presidentja e Rajonit të Piemontes dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Zonja Mersedes Breso: Do t’ia jap fjalën Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili flet edhe italisht sepse ka studiuar në qytetin tonë. Patëm një takim të shkurtër, që pason një tjetër takim të mëparshëm me një zëvendësministër shqiptar të Industrisë, i cili i pat bërë ftesë Rajonit të Piemontes që të shkojë në Shqipëri me një delegacion sipërmarrësish piemontezë për të forcuar bashkëpunimin mes nesh. Për ne, ashtu siç i thashë edhe Presidentit është shumë interesante që të zhvillojmë akoma edhe më tej marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore, që kanë hyrë, ose janë duke u bërë anëtarë të Bashkimit Europian dhe me të cilët Piemonte gëzon një traditë më të mirë bashkëpunimi se sa zonat e tjera të Italisë përmes projektesh të ndryshme. Për Rajonin e Piemontes këto vende paraqesin shumë interes sepse përbëjnë kufijtë e BE-së në terma ekonomikë dhe politikë. Edhe Presidenti Topi e ripërtëriu ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe ne u angazhuam të organizojmë një mision institucional ekonomik në kohën e përshtatshme, ndoshta në pranverën e ardhshme. Kjo do të paraqiste mundësinë për të investuar në një vend që po njeh një proces zhvillimi shumë të shpejtë.
Folëm edhe për emigrimin shqiptar në Itali dhe në Piemonte, që sikurse e dini është shumë i integruar dhe bën pjesë denjësisht në radhët e qytetarëve tanë. Ju falemnderit!
Presidenti Topi: Së pari dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që ndodhem sot në Torino dhe dëshiroj që me Presidenten e Rajonit piemontez shprehëm në mënyrë shumë elokuente dëshirën reciproke për ta zhvilluar këtë marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Italisë, por në mënyrë specifike me rajonin piemontez. Mund t’ju them që Shqipëria sot është në një situatë të re. Parashikohet që në prillin që vjen, në 2009, Shqipëria të jetë bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Përditë e më shumë shënon përparime në drejtim të aderimit në Bashkimin Europian. Ka marrëdhinie intensive me Italinë. Dialogu politik është në nivelin më të lartë. Ne dëshirojmë që këtë ta shtrijmë edhe në Rajonin e Piemontes. Një rajon me një histori të spikatur, me një nivel kulturor tepër të vlerësueshëm, një rajon jashtëzakonisht me traditë, dhe e thashë edhe në takimin që patëm, emigracioni shqiptar në Piemont veç elementëve të tjerë, do të jetë një urë shumë e rëndësishme lidhjeje dhe bashkëpunimi.
Mund t’ju them që tregu shqiptar është një treg i lirë, është një terren i përshtatshëm edhe për investimet e huaja, mund të investohet kryesisht në turizëm, në infrastrukturë, në energjitikë, agro-industri, dhe të gjitha këto eksperienca piemonteze mund të futen në mënyrë shumë të natyrshme në Shqipëri.
Unë e ftova zonjën Presidente të vizitojë Shqipërinë. Natyrisht nuk mund të flasim për zhvillime në rast se nuk do të kemi shkëmbime reciproke të vizitave. Tashmë kjo kohë ka ardhur. Përveç përfaqësueve politikë, në këtë delegacion që unë kryesoj, është edhe një grup sipërmarrësish, të cilët e kanë pritur me padurim të vijnë në Torino, sepse historia e Torinos dhe e Piemontes njihet shumë mirë në Shqipëri si një rajon i zhvilluar dhe me përvoja që do të ishin shumë të vlefshme për sipërmarrësit shqiptarë. Ju faleminderit!