Kryeministri Berisha njihet me projektin e Colacem dhe me progres- zbatimin e projektit “Eagle Mobile”
Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij përfaqësuesit e kompanisë italiane Colacem dhe drejtuesit e koorporatës kineze Hwawei.
Kompania italiane Colacem i prezantoi Kryeministrit Berisha projektin përfundimtar për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Balldre të Lezhës.
Projekti respekton kërkesat mjedisore, të përcaktuara në legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe pritet të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Ky investim llogaritet në 250 milionë euro dhe pritet të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës, duke krijuar më shumë vende pune dhe shërbime të tjera sociale për komunitetin.
Në një tjeter takim me drejtuesit e koorporatës kineze Hwawei, Kryeministri Berisha u njoh me progres- zbatimin e projektit “Eagle Mobile”
Kryeministri Berisha e ftoi koorporatën e njohur në fushën e telekomunikacioneve “Hwawei”, të jetë prezente në Shqipëri me të tjera investime, duke konsideruar mundësinë e ngritjes së një linje prodhimi për industrinë e telekomunikacioneve.