Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e kryera sot në Tiranë dhe Vlorë
Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e shkëlqyera të kryera sot në Tiranë dhe në Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus” dhe plagosjen e rëndë të rojes së kësaj banke,ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin.
Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të superkërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali.
Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjia më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij.
29/03/2012