E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet 27 përfituesit e parë të Fondit të Ekselencës

-Kryeministri i shpërndau përfituesive të Fondit të Ekselencës kontratat që ata kanë nënshkruar me Ministrinë e Arsimit, e cila i kushtëzon që të kthehen në atdhe dhe të kontribuojnë për të paktën 5 vjet

Kryeministri Berisha u takua sot me 27 përfituesit e parë të Fondit të Ekselenës, gjatë një ceremonie të zhvilluar në hotel “Rogner”.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryeministri i bëri thirrje të gjithë ekselencave shqiptare që të konkurojnë në universitetet më të mira të botës duke i siguruar se qeveria do t’i mbështesë ata plotësisht.

“Unë ju siguroj se qeveria shqiptare do t’ju mbështesë fuqimisht. Ne jemi të vendosur ta dyfishojmë dhe ta mbi dyfishojmë programin e “Fondit të Ekselencës”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri theksoi se qeveria është plotësisht e interesuar që të krijojë me shpejtësi softin perëndimor dhe ta konsolidojë më tej atë. Kjo, tha Kryeministri, ka një rëndësie jashtëzakonisht të madhe sepse Shqipëria po kalon në një epokë ndryshe nga ajo e mëparshmja, në të cilën përballet me qindra dhe mijëra proçese të reja.

Në përfundim të këtij takimi Kryeministri i shpërndau përfituesve të fondit të ekselencës kontratat e tyre me Ministrinë e Arsimit, e cila i kushtëzon që pas përfundimit të studimeve të kthehen në atdhe dhe të kontribuojnë për të paktën 5 vjet.

Për herë të parë qeveria përcaktoi një fond të veçantë, Fondi i Ekselencës, në dizpozicion të  studentëve, kërkuesve të rinj të shkëlqyer shqiptarë me synim mbështetjen financiarë të atyre për të vazhduar studimet e doktorale apo post doktorale në universitete apo qëndra kërkimore të njohura perëndimore.

Këta kërkues pas studimeve duhet të kthehen në atdhe për të kontribuar për të paktën 5 vjet me dijet e tyre, të marra nga këto studime financuar nga taksapaguesit shqiptarë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Arsimit z.Genc Pollo, si dhe pedagogë e studentë.

Në emër të përfituesve të Fondit të Ekselencës përshëndeti znj. Albana Thomollari, e cila i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen për këtë iniciativë të ndërmarrë nga qeveria e tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›