Kryeministri Berisha përshëndet Konferencën e Nivelit të Lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin. Në këtë Konferencë do të shkëmbehen mendimeve rreth masave ndaj të gjitha formave të diskriminimit, përfshirë parandalimin dhe reagimet ndaj krimeve të urrejtjes. Në cilësinë e vendit pritës, Shqipëria, përmes Ministrit të Punëve të Jashtme, do të konfirmojë dhe një herë kontributin e saj në Organizatë në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Zoti President, faleminderit shumë,
do të doja t’ju falënderoja juve dhe OSBE-në, që keni zgjedhur Shqipërinë për të organizuar një konferencë me një temë kaq të rëndësishme. Gjithashtu do të doja të falënderoja OSBE-në për bashkëpunimin tonë të gjatë e të frytshëm. Besoj se sa më shumë të flasim për intolerancën dhe diskriminimin, aq më shumë do të kuptojmë se ajo çfarë duket në sipërfaqe është thjeshtë është vetëm maja e ajsbergut. Çështjet e intolerancës dhe të diskriminimit janë një arkiv i tmerrshëm i njeriut dhe njerëzimit. Ato vërtetuan që nxisin qytetërimin tonë drejt kohërave më barbare.
Këto çështje janë vërtet çështje shumë dimensionale. Le të shohim vendin tim. Në disa aspekte, ai është një shembull i jashtëzakonshëm, i shkëlqyer, i tolerancës ndërfetare, që është një aset shumë i madh, një virtyt shumë i madh, ose marrëdhëniet ndëretnike brenda vendit. Ai ka treguar tolerancë, mirëkuptim. Por, po të shohim dhunën në familje, dhunën ndaj grave që është gjithashtu një model i diskriminimit dhe shprehje e murit patriarkal. Le të flasim për homofobinë, është e kundërta. Në fakt është një situatë e shumë e pafavorshme për ta. Unë mora si shembull vendin tim, por ndodh gjithandej.
Ka gjithashtu edhe disa çështje kryesore, për të cilat duhet të mbajmë qëndrim. Njëra prej tyre është antisemitizmi. Njerëzit mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi zhvillimet politike në Lindjen e Mesme, por, kurrë, kjo nuk duhet të vërë në hije qëndrimin kundrejt holokaustit. Qëndrimi ndaj tij nuk është thelbësor vetëm për hebrenjtë, por është njësoj thelbësor për ata që e shikojnë.
Multireligjioni është realitet në Europë. A është Europa me të vërtete e përgatitur për të? Zyrtarisht po, jo zyrtarisht është vështirë për ta pranuar. Le të shohim referendumin zviceran, shoqëria më e hapur në Europë, një shembull i shkëlqyer për të gjithë ata, që nuk arritën të shprehin pikëpamjet e tyre në vendet e tyre, u strehuan atje dhe na sollën kontribute të jashtëzakonshme. Këta njerëz votuan kundër Ediktit të Milanos. Në një kohë kur po flisja me miqtë e mi në Lindjen e Mesme si të procedonim në lidhje me katedralet. Zviceranët nuk ishin aspak njerëzit më të mbyllur. Zvicra është vendi më i hapur dhe kam frikë se ky referendum në vende të tjera do të prodhonte rezultate të ngjashme.
Po paraqis këta shembuj, për të gjithë ata që luftojnë kundër këtyre fenomeneve. Ata duhet të jenë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe të qëndrueshme, të jenë të përgatitur për një betejë shumë serioze. Jam i bindur se në kontinentin tonë kjo është e mundur. Një kontinent i ndërtuar mbi vlera, që shpall, mbron dhe promovon vlera.
Të dashur miq, vendi im mbetet shumë i angazhuar për të punuar më afër me të gjithë ata që duan të angazhohen në një betejë kaq të gjatë, për përmirësimin e shoqërive tona, të të ardhmes sonë. Ju falenderoj shumë për vëmendjen tuaj.”
21/05/2013