Kryeministri Berisha uron Presidentin e sapozgjedhur të Kosovës, z.Fatmir Seidiu
Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që uroi Presidentin e sapozgjedhur të Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një bisede telefonike të zhvilluar teksa z.Sejdiu ndodhej ende në sallën plenare të Parlamentit të Kosovës.
"Shpreh besimin e madh se Kosova ka zgjedhur garantin e saj të vërtetë të një Kosove të lirë, të qytetarëve të barabartë para ligjit dhe të pavarur. Ju përshëndes ju, përshëndes me këtë rast të gjithë deputetët e Kosovës dhe ju uroj shumë sukese në detyrën tuaj. Urimet më të përzemërta edhe një herë ju dhe të gjithë lidershipit të Kosovës. Ka qenë me të vërtetë një ngjarje e madhe për Kosovën, një garanci e madhe për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe për rajonin. Është një zgjedhje e shkëlqyer z.Sediu. Z.President Urimet më të mira dhe më të përzemërta!", u shpreh kryeministri Berisha gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, pak minuta pas votimit në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e z.Sejdiu në këtë detyrë.