E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet përfundimin e maturës shtetërore

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha përshëndeti përfundimin me sukses të maturës shtetërore, duke e cilësuar atë si një ngjarje kombëtare shumë të rëndësishme.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, kryeministri u shpreh:

"Dua të përshëndes me vlerësimin më të madh përfundimin shumë të susksëshëm të maturës shtetërore, dua të përgëzoj ministrin dhe të gjithë stafin e ministrisë. Së pari ata 12 punonjës të cilët u ngujuan në mënyrë të përsëritur, por me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë profesionale dhe qytetare, instaluan në Shqipëri standartet e ndershme, transparente, i rikthyen vendit standartet europiane në një akt madhor kombëtar, sepse matura shtetërore është një akt madhor kombëtar, shumë i rëndësishëm. Kjo reformë bëri të mundur jo vetëm instalimin e maturës shtetërore, por nxjerrjen totale të këtij procesi jashtë korrupsionit. Dua të theksoj këtu se po kaq i sukseshëm dhe transparent, ka qenë procesi i botimit të tekseve.

Standarti i ri që u aplikua këtë vit me decentralizimin e teksteve krijoi mundësi për rritjen e ndjeshme të cilësisë dhe parandalimit të korrupsionit, kurse shkalla e lartë e përgjegjësisë në përgatitjen e tezës, në shpërndarjen dhe korigjimin e saj vendosi realisht një standart të ndershëm realist në Shqipëri, duke i bërë një shërbim shumë të madh jo vetëm shkollës dhe sistemit arsimor, por kombit në tërësi.

Qindra e mijëra shuma të korrupsionit që bëheshin për pranimet, parapërgatitjet, etj, morën fund. Duke vendosur keto standarte të cilat i përmbushën njerëzit me përgjegjësis qytetare dhe profesionale ne do të vazhdojmë përpjekjet e mëdha në të gjitha aspektet e reformës së sistemit arsimor. Ne do të investojmë mbi prashikimin, në rindërtimin e të gjitha shkollave dhe do të plotësojmë objektivin që klasat të mos jenë të mbingarkuara. Janë ritur 23 % rrogat e arsimtarëve dhe ju garantoj se kjo rritje do të vazhdojë. Objektivi i qeverisë për dyfishimin e rrogave për misionarët e dijes do të realizohet.

Një problem serioz paraqitet me ngrohjen e shkollave. Shpërdorimi i fondeve nga ish kryebashkiaku Edi Rama është jashtëzakonisht i rëndë dhe unë u kërkoj të gjithë ministrive, tani që shqyrtohet buxheti, dhe gjithashtu dhe Komisionit të Ekonomisë që të mos lejojë shpërdorimin e këtij fondi. Ju premtojmë fëmijëve shqiptarë që do të marrim të gjitha masat ndaj atyre që prekin fondet për ngrohjen e shkollave dhe kopshteve të vendit.

Duhet me kurajo të vazhdojmë reformen në të gjitha ciklet e arsimit. Krijimi i bordeve për të kontrolluar paratë që paguajnë studentët për tu regjitstruar në fakultete, për të kontrolluar buxhetin është një kusht tjetër madhor dhe ne do të bëjmë të pamundurën që akademikët tanë të kenë të gjitha kushtet e studimit, të kërkimit dhe të krijimit.

Reforma e institucioneve kërkimore shkencore, që u kompletua me kaq përkushtim i rikthen universitetit kërkimin pa të cilin këto institucione ishin të zhytura në sterilitet. Por kjo nuk do të thotë që taksat e taksapaguesve shqiptarë, tarifat që paguajnë studentët të mos përdoren në përputhje absolute me ligjet e vendit. Nuk duhet lejuar që këto para të përdoren për vetëshpërblime absurde, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër vecse përlyejnë personalitetin dhe shkollat e larta. Ndaj ligji që kaloi dhe krijimi i Këshillit për arsimin e lartë janë dy hapa të rëndësishme, por krijimi i bordeve për të kontrolluar financat me rigorozitet të plotë do të shërbejë për të konsoliduar autonominë financiare të këtyre institucioneve.

Në mënyrën më të përsëritur kam dëgjuar studentët që të shtrojnë pyetjen se nuk e dimë se ku shkojnë paratë që japim. Në këto borde, zoti ministër, duhet të ketë edhe përfaqësues të atyre studentëve që me lupë të ndjekin çdo qindarkë që shpenzohet dhe të krijojnë mekanizmat më transparente, më konkuruese të përdorimit të tyre.

Qeveria do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Është i vetmi sektor që në një njësi kohe të shkurtër kemi siguruar një kredi prej 60 milion euro dhe jemi gati ta çojmë në 100 milion euro. Do të investojmë për fëmijët tanë sepse kjo është një detyre fisnike, por këto duhet tu shkojnë të tëra fëmijëve tanë, për arsimin e tyre.

Ne do të mbeshtesim dhe investojme tek të rinjtë tanë. Ne do tu japim mundësi atyre të shkollohen në universitete më të mira të botës. Ne do jua japim mundësi atyre të gradohen, të kualifikohen sepse ky është investimi më i mirë që bëjmë për të ardhmen tonë. Ky hap që bëjmë sot është dëshmi e përpjekjeve tona serioze. Një vend serioz, një komb serioz nuk mund të jetë kurrë i tillë pa një arsim serioz, pa një qëndrim të qartë serioz ndaj sistemit arsimor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›