E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA-së dhe të BE-së për pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Berisha përshëndeti sot vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe përfundimet e takimit të sotëm të Bashkimit Europian.

“Dua të përshëndes konkluzionet e Këshillit Europian të sotëm, të përshëndes shumë përzemërsisht vendimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të njoftuar pak minuta më parë, për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.

Përshëndes gjithashtu të gjitha deklaratat e bëra deri tani nga përfaqësuesit e vendeve të mëdha, Britanisë së Madhe, Francës e vendeve të tjera në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›