Kryeministri Berisha përshëndet vendet që njohën dhe do të njohin shtetin e Kosovës
Kryeministri Berisha përshëndeti sot të gjithë ato vende që kanë njohur dhe pritet të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Unë dua të përshëndes të gjitha ato vende që e njohën Kosovën dhe të gjitha ato vende që do ta njohin pavarësinë e saj. Kjo është rruga e njohjes së plotë të këtij shteti të ri, të ngritur mbi sakrificën mbinjerëzore dhe vlerat më të arrira”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri u ndal dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit duke theksuar se tashmë potencialet e bashkëpunimit janë shumë më të mëdha.
“Unë dua të siguroj vendet mike të rajonit, dhe vende të tjera, se dy shqiptarë miq janë më mirë se një shqiptar mik. E ka thënë Bajroni - “miq si këta nuk ka”. Kështu që, tani potencialet e një bashkëpunimi, një frymëmarrje dhe një kooperimi rajonal janë shumë më të mëdha”, u shpreh Kryeministri.