Kryeministri Berisha përshëndet zgjedhjet në Universitete
Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndeti sot përfundimin e procesit zgjedhor në universitetet e vendit, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe reformimin e këtyre institucioneve, si një zhvillim të rëndësishëm demokratik për jetën e tyre.
Kryeministri Berisha i siguron të zgjedhurit e rinj se Qeveria, në respektim të plotë të autonomisë së tyre, do të mbështesë të gjitha përpjekjet për modernizimin e universiteteve tona.