Kryeministri Berisha takon Ambasadorin Mallikourtis me rastin e largimit të tij nga Shqipëria
.
Kryeministri Berisha e falënderoi Ambasadorin Mallokourtis për ndihmën dhe mbështetjen që ka treguar për Shqipërinë si dhe i shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë gjatë detyrës së tij.
Kryeministri Berisha theksoi se integrimi i vendit në NATO është objektivi më madhor i Shqipërisë dhe qeverisë.
Ambasadori Mallokourtis u shpreh i bindur se Shqipëria do të zhvillojë më tej reformat e nevojshme për të merituar ftesën në Samitin e Bukureshtit, ndërsa Kryeministri Berisha e siguroi Ambasadorin Mallikourtis se qeveria shqiptare do të vazhdojë zhvillimin e këtyre reformave dhe progresin ekonomik.