E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përuron fillimin e punimeve për ujësjellësin e Mashkullorës

Kryeministri Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Mashkullorë në Gjirokastër, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 42 milionë lekë.   

“Ky është një ujësjellës për fashtin Mashkullorë një investim prej 42 milionë lekë të reja. Uji merret nga Çajupi, ujë i cilësië më të mirë, ujë mineral dhe vjen me rrjedhje të lirë dhe furnizon fshatin Mashkullorë”, u shpreh Kryeministri.

Duke vlerësuar traditën e pasur dhe të shkëlqyer të banorëve të Mashkullorës, Kryeministri theksoi se ky fshat u bë i njohur në gjithë Shqipërinë nga familja e Çerçizit dhe burrave të tjerë të shquar me origjinë nga ky fshat. 
Gjithashtu Kryeministri u takua  me përfaqësuesit dhe punëtorët e firmës ndërtuese, të cilëve u kërkoi që ta përfundojnë ndërtimin e ujësjellësit në një kohë sa më të shkurtër.
 
Banorët e Mashkullorës falenderuan Kryeministrin Berisha për vëmendjen e treguar dhe investimet e bëra në këtë fshat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›