E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përuron përfundimin e rrugës Lapardha-Lumas

Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Lapardha-Lumas, në komunën e Otllakut. Rruga, me gjatësi 11 kilometra, është investim i buxhetit të shtetit me vlerë 53.4 milion lekë.

Kryeministri e cilësoi këtë investim një tjetër premtim të mbajtur dhe të rëndësishëm, pasi rruga e re lehtëson shumë qarkullimin dhe veprimtarinë e banorëve të Lumasit dhe i lidh ata brenda 10 minutave me rrugën nacionale.

Duke përshëndetur banorët e zonës, Kryeministri i siguroi ata se qeveria do të mbështesë të gjitha projektet e komunës Otllak në mënyrë që ajo dhe të gjitha fshatrat e saj të urbanizohen plotësisht.

Kryeministri Berisha shoqërohej nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi dhe kryetari i komunës Otllak Lefter Maliqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›