E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përuron projektin për ndriçimin e qendrës së Delvinës dhe rrugën ndarëse të qytetit për në Qafë –Muzinë

Gjatë vizitës në Delvinë, Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e projektit të ndriçimit të qendrës së qytetit, i cili u realizua në një afat kohor 60 ditor, si dhe mori pjesë në inagurimin e rrugës ndarëse të qytetit për në Qafë-Muzinë.

Kryeministri përshkoi në këmbë të gjithë qendrën e qytetit, i shoqëruar nga qindra banorë të Delvinës me të cilët u takua dhe diskutoi për problemet e tyre.

Në takimin me ta, Kryeministri u shpreh se ishte informuar nga kryetari i bashkisë së qytetit se nga viti 2004 në vitin 2007 investimet e qeverisë për bashkinë e Delvinës janë rritur me 310 për qind. Duke vlerësuar këtë fakt të rëndësishëm, Kryeministri Berisha u shpreh se është një prej detyrimeve të qeverisë të rrisë investimet në këtë zonë, kryesisht në infrastrukturë.

Kryeministri e vlerësoi të një rëndësie të veçantë segmentin e sapoinaguruar që lidh Delvinën me Qaf-Muzinën dhe garantoi se së shpejti do të parashikohet rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge. Gjithashtu Kryeministri tha se së shpejti do të inagurohet rruga Kardhiq-Delvinë dhe objekte të tjera shumë të rëndësisëhme në këtë qyetet. Duke qenë se industria e turzimit është një prej industrive më të rëndësishme në vend, u shpreh Kryeministri, qeveria do të bëjë përpjekjet maksimale që qytetarët e Delvinës të përfitojnë sa më shumë prej saj. Kryeministri siguroi gjithashtu se qeveria do të financojë për rihapjen e shkollës profesionale dhe të konviktit, në Delvinë, pasi të jetë gati projekti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›