E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha përuron spitalin e ri të Durrësit, ironizon idenë e Edi Ramës, për heqjen e sigurimeve shëndetësore, sipas modelit të komunizmit

Mandatin e dytë, pagat e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve, më të larta se të 6 vendeve të BE 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se mandatin e ardhshëm pagat e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve do të jenë shumë më të larta se të kolegëve në 6 vendet anëtare të Bashkimit Evropiane. Gjatë inaugurimit të maternitetit të ri, pjesë e kompleksit spitalor të Durrësit, investim me vlerë 11 milionë dollarë, në prani të mjekëve dhe infermierëve, Berisha u shpreh se investimet në shëndetësi në këto katër vite janë rritur me 7.1 për qind.

“Janë dyfishuar pagat e mjekëve dhe infermierëve dhe dje, pas reformës që ndërmorëm, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore informoi se këto paga shkojnë akoma më lart dyfishimit, p.sh mjekëve të një kategorie paga u shkon deri në 600 mijë lekë dhe për këtë i përgëzoj. Unë i sigurova miqtë e mi, shumë prej tyre i kam pasur studentë të shkëlqyer, se në katër vitet që vijnë dhe sa kohë të jem në pushtet, rrogat do të rriten në mënyrë të fuqishme. Objektivi im është që në katër vite mjekët, infermierët dhe laborantët të marrin më shumë se kolegët e tyre të 6 vendeve anëtare ët Bashkimin Evropian”, deklaroi Kryeministri.   

Kryeministri Berisha siguroi se lufta kundër korrupsionit në shëndetësi do të thellohet përmes reformave të gjithanshme dhe procedurave transparente në shërbimin ndaj qytetarit. 

Ndërkohë, duke u ndalur në idenë e shprehur nga kryetari i PS-ës për heqjen e sigurimeve shëndetësore, kryeministri Berisha e konsideroi atë tepër të dëmshme sistemin shëndetësor.

“Dua t’u them shqiptarëve, u shpreh kryeministri, se ideja e Edi Ramës për të hequr sigurimet shëndetësore është shpartalluese për sistemin shëndetësor. I them se këtë sistem e ka vendosur burri më i madh i tokës gjermane, kancelari Bismark. Ky është një sistem që ekziston në të gjitha vendet e lira të botës, pavarësisht nëse janë socialdemokratë apo të qendrës së djathtë. Sigurimet shëndetësore i ka hequr vetëm diktatura”, u shpreh kryeministri. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›