Kryeministri Berisha pret Presidenten e Kosovës znj. Atifete Jahjaga

Kryeministri Berisha priti sot Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, e cila ndodhej në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut I.
Gjatë bisedës, u vlerësua atdhedashuria dhe përkushtimi i Leka Zogut I ndaj idealit kombëtar të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për rrëzimin e tiranisë komuniste në Shqipëri, si dhe për liri kombëtare në Kosovë, për të cilat çdo shqiptar nderon sot kujtimin e Tij.
Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëronte.
03/12/2011