Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nder të Leka Zogu I

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, zhvilloi sot në mesditë homazhe në nder të Leka Zogu I. Ceremoniali shtetëror për këtë rast u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas vendosjes së kurorës me lule, Kryeministri Berisha u përul në shenjë nderimi para trupit të pajetë të Leka Zogut I, si dhe i shprehu ngushëllime Princit Leka, familjarëve e të afërmve të Tij, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Kryeministri Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Leka Zogut I një humbje të madhe për mbarë kombin shqiptar.
Pas homazheve, Kryeministri Berisha iu bashkua kortezhit që përcolli arkivolin drejt varrezave të Sharrës, në kryeqytet.
03/12/2011