Mesazh i Presidentit Topi me rastin e 3 Dhjetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”

3 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara” apelon për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe shoqëror për të gjithë ata që i përkasin kësaj kategorie të veçantë.
Në mesazhin e Presidentit Topi thuhet:
“Ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar edhe në vendin tonë, është bërë traditë që 3 Dhjetori, “Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara”, të shndërrohet në një ditë reflektimi për institucionet e shtetit shqiptar, për shoqërinë civile dhe grupet përkatëse të interesit, mbi çështjet që preokupojnë këtë kategori të veçantë të popullsisë.
Emancipimi i një shoqërie duket pikërisht në trajtimin që u bën personave me aftësi të kufizuara. Këta njerëz kanë nevojë jo vetëm për dashuri, por mbi të gjitha për dinjitet e barazi shoqërore.
Duke njohur nga afër problemet e tyre, dua t’u shpreh solidaritetin tim në përpjekjet e tyre të pandërprera për një jetë më të mirë, për dinjitet dhe mirëqenie, për zbatimin e ligjit në punësimin dhe integrimin e plotë të tyre në shoqërinë tonë që synon të arrijë standardet e Evropës së Bashkuar.
Përshëndes kurajon e tyre dhe njëkohësisht u bëj thirrje gjithë institucioneve të shtetit shqiptar që të kenë në qendër të vëmendjes problemet e personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë pjesëtarë të denjë e të respektuar të shoqërisë sonë shqiptare!”