E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Presidentin e fondacionit austriak "Helen Sie Magise Payer"

Kryeministri Sali Berisha priti të martën në një takim miqësor Presidentin e fondacionit austriak "Helen Sie Magise payer", z. Nobert St. Payer, si dhe gazetaren, eksperte e Ballkanit dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, znj. Kristine von Kohl.

Presidenti i Fondacionit austriak dhe gazetarja von Kohl, bashkëpunëtore e këtij fondacioni, po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, në vijim të bashkëpunimit që kjo shoqatë ka me Shqipërinë, veçanërisht përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi prej 15 vjetësh me spitalin e qytetit të Fierit.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e madhe dhe i falënderoi ata për ndihmën dhe mbështetjen që ky fondacion i ka dhënë Shqipërisë në fushën e shëndetësisë. Ai vlerësoi kontributin më të fundit të tyre, dhurimin e një kontigjenti ndihme, në medikamente dhe pajisje në spitalin e Fierit, në kuadër të 15 vjetorit të nisjes së këtij bashkëpunimi. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin vullnet për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë edhe më tej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›