Qeveria miraton disa vendime e projektligje të rëndësishme
Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, miratoi, të mërkurën, në mbledhjen e radhës disa vendime dhe projektligje si më poshtë vijon:
VENDIMI
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË BIZNESIT"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Biznesit", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas teksit dhe relacionit, që bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëhherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
KRIJIMIN E AGJENCISE KOMBETARE TE BIZNESIT
Ne mbeshtetje te neneve 78, 81, dhe 83, pika 1, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise
VENDOSI:
KREU l
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni l
1. Objekti i ketij ligji eshte krijimi i Agjencise Kombetare te Biznesit, percaktimi i fushes se veprimtarise dhe i parimeve e rregullave te pergjithshme per organizimin dhe funksionimin e kesaj agjencie.
2. Funksionimi dhe veprimtaria e Agjencise Kombetare te Biznesit percaktohen ne statut, i cili miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave.
Neni 2
Agjencia Kombetare e Biznesit (AKB), qe, me poshte ne ligj do te quhet thjesht "Agjencia", eshte person juridik publik, ne varesi te ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, me seli ne Tirane dhe qe e ushtron veprimtarine ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
Neni 3
Objekt i veprimtarise se Agjencise eshte:
a) zbatimi i politikave dhe strategjive, zhvillimi i programeve dhe projekteve, ne mbeshtetje te zhvillimit te sektorit privat;
b) studimi, kerkimi, analizat dhe konkluzionet per klimen e biznesit;
c) nxitja, terheqja dhe mbeshtetja e investimeve te huaja, ne perputhje me perparesite e politikes se qeverise;
9) identifikimi i mundesive per investime ne Shqiperi dhe promovimi i tyre;
d) nxitja e prodhimit vendas dhe e produkteve per eksport per ne tregjet e huaja;
dh) nxitja dhe mbeshtetja e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme;
e) zhvillimi i veprimtarive te promocionit, brenda dhe jashte vendit, ne funksion te permiresimit te imazhit te Shqiperise;
e) dhenia e asistences per lehtesimin e investimeve, vendase dhe te huaja per shoqerite eksportuese dhe sigurimi i te dhenave dhe i sherbimeve mbeshtetese per investitoret dhe eksportuesit;
f) Bashkepunimi me institucionet publike, financiare, organizatat e biznesit, te vendit dhe te huaja, per identifikimin e barrierave te zhvillimit te biznesit;
g) botimi i te dhenave zyrtare per investimet, eksportet dhe ndermarrjet e
vogla dhe te mesme; :
gj) dhenia e ekspertizes organeve te pushtetit qepdror, vendor dhe investitoreve te huaj per fizibilitetin e investimeve.
Neni 4
Institucionet shteterore, qendrore dhe vendore, jane te detyruara te bashkepunojne me agjencine, te shkembejne te dhena dhe te krijojne te gjitha lehtesite, per mbushjen e qellimeve dhe funksionet e veprimtarise se agjencise,
Neni 5
1, Agjencia, ne perputhje me ligjin, ka te drejte te kete ne pronesi pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme, si dhe te realizoje te ardhura nepermjet sherbimeve qe kryen, ne funksion te qellimit dhe fushes se veprimtarise se vet.
2. Agjencia nuk lejohet te ushtroje veprimtari fitimprurese.
3. Agjencia pergjigjet me mjetet e veta per detyrimet ndaj te treteve.
Kreu II
ORGANET DREJTUESE TE AGJENCISE
Neni 6 1.
Organet drejtuese te Agjencise jane:
a) Keshilli drejtues;
b) Drejtori ekzekutiv.
2. Keshilli drejtues ka per detyre te percaktoje strategjine, fushat dhe programin e veprimtarive te agjencise, te shqyrtoje dhe te miratoje aktet me te rendesishme per administrimin, organizimin, çeshtjet financiare dhe buxhetin e saj, mbikeqyrjen dhe kontrollin, ne vazhdimesi te realizimit te tyre, si dhe te vendose per çeshtje te tjera, te parashikuara ne ligj ose ne statut.
3. Perberja e keshillit drejtues te Agjencise, menyra dhe masa. e shperblimit te anetareve te tij, caktohen nga Keshilli i Ministrave.
Neni 7
1. Drejtimi i veprimtarise se perditshme dhe perfaqesimi i agjencise ne marredhenie me te tretet, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji dhe te statutit te agjencise, behen nga drejton ekzekutiv.
2. Drejtori ekzekutiv emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
KREU III
FINANCAT E AGJENCISE
Neni 8
1. Burimet e financimit te agjencise jane:
a) buxheti i shtetit, ne perputhje me situaten financiare;
b) donatore te ndryshem;
c) te ardhurat nga sherbimet dhe projektet e realizuara nga ajo vete.
2. Llogarite e agjencise kontrollohen nga eksperte kontabel, te autorizuar.
KREU II
ORGANET DREJTUESE TE AGJENCISE
Neni 6 1.
Organet drejtuese te Agjencise jane:
a) Keshilli drejtues;
b) Drejtori ekzekutiv.
2. Keshilli drejtues ka per detyre te percaktoje strategjine, fushat dhe programin e veprimtarive te agjencise, te shqyrtoje dhe te miratoje aktet me te rendesishme per administrimin, organizimin, çeshtjet financiare dhe buxhetin e saj, mbikeqyrjen dhe kontrollin, ne vazhdimesi te realizimit te tyre, si dhe te vendose per çeshtje te tjera, te parashikuara ne ligj ose ne statut.
3. Perberja e keshillit drejtues te Agjencise, menyra dhe masa. e shperblimit te anetareve te tij, caktohen nga Keshilli i Ministrave.
Neni 7
1. Drejtimi i veprimtarise se perditshme dhe perfaqesimi i agjencise ne marredhenie me te tretet, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji dhe te statutit te agjencise, behen nga drejtori ekzekutiv.
2. Drejtori ekzekutiv emerohet dhe:shkarkohet nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
KREU III
FINANCAT E AGJENCISE
Neni 8
1. Burimet e financimit te agjencise jane:
a) buxheti i shtetit, ne perputhje me situaten financiare;
b) donatore te ndryshem;
c) te ardhurat nga sherbimet dhe projektet e realizuara nga ajo vete.
2. Llogarite e agjencise kontrollohen nga eksperte kontabel, te autorizuar.
KREU IV
Dispozita të fundit
Neni 9
Në ligjin nr. 8957, datë 17.10.2002, "për ndërmarrjet e vogla dhre të mesme fjalët "Agjencia e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme", zëvendësohen me " Agjencia KOmbëtare e Biznesit".
Neni 10
Ligjet nr 8877, datë 4.4.2002, "Për krijimin e Agjencisë së Nxitjes së INvestimeve të Huaja", nr. 9023, datë 6.3.2003, "Për krijimin e Agjencisë zsë Nxitjes së Eksporteve", dhe nenet 12 e 13, të ligjit nr. 8957, datë 17.,10.2002, "Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", shfuqizohen.
Neni 11
Ngarkohet Këshilli i MInistrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore, në zbatim të këtij ligji dhe për rregullimin e marrëdhënieve të parashikuara në nenet 1, 6 e 8, të lëtij ligji.
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren Zyrtare"
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
***
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", TË NDRYSHUAR".
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
Për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Në nenin 33, "Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat", të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, pika 5, ndryshohet si më poshtë vijon:
"5. Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror, sha, (ANTA), përjashtohet nga pagimi i tatimit në burim për të ardhurat nga shërbimet navigacionale ajrore.".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2006.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
***
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8981, DATË 12.12.2002, "PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE", TË NDRYSHUAR"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "Për një ndryshim në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002, "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8981, DATË 12.12.2002, "PËR MIRATIMIN Ë NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8971, datë 12.12.2002, "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore", të ndryshuar, paragrafi i dytë, i nenit 1/1, shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
***
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PER DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003, "PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS""
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "Per disa ndryshime në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, "Për mbrojtjen e konkurrencës"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Sipas tekstit e relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003, "PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS"
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, "Për mbrojtjen e konkurrencës", të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Shkronja "c", e nenit 20, "Kushtet për t'u zgjedhur anëtar i komisionit", ndryshohet si më poshtë vijon:
"c) të jetë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtar i trupit akademik universitar apo të mbajë titull shkencor a gradë, në fushën e ekonomisë a të drejtësisë, specialiteti "E drejtë civile/administrative", ose të ketë botuar, brenda 10 viteve të fundit, dy botime kërkimore-studimore në këto fusha.".
Neni 2
Shkronja "c", e pikës 3, të nenit 22, "Papajtueshmëritë dhe lirimi nga detyra e anëtarëve të komisionit", ndryshohet si më poshtë vijon:
"c) Mungon në detyrë mbi 1 muaj, në mënyrë të pajustifikuar.".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
***
VENDIM
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NJË
PJESE TË GODINËS SË ISH-ISP-SË, NR.1, NË TIRANË, NGA
MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE
SHKENCËS, PËR UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10,13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Arsitmit dhe Shkencës dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pjesës së ndërtesës së ish-ISP-së, në Tiranë, e cila aktualisht nuk shfrytëzohet, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për Universitetin Politeknik të Tiranës, të përcaktuar në formularin përkatës të listës së inventarit, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Universitetit Politeknik të Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t'ua japë në përdorim të tretëve këtë pronë.
3. Ngarkohen Pinistri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe kryerregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NJË
PJESE TË OBJEKTIT TË ISH-NDËRMARRJES SË SPITALIT CIVIL, SHKODËR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË TE MINISTRIA E
ARSIMIT DHE SHKENCËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Shëndetësisë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të një pjese të objektit të ish-ndërtesës së spitalit civil, Shkodër, përkatësisht kati i parë dhe i dytë, të përcaktuar në formularin nr.3, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për Universitetin e Shkodrës.
2. Universiteti të Shkodrës i ndalohet të ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t'ua japë në përdorim të tretëve këtë pronë.
3. Ngarkohet ministri i Shëndetësisë, ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË
PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË
PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME
TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Lista përbëhet nga 14 (katërmbëdhjetë) fletë që i bashkëlidhen këtij vendimi
2. Ngarkohet ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PER
DETYRIMIN E INSTITUCIONEVE BUXHETORE TË PËRDORIN PROCEDURËN "PROKURIM I DREJTËPËRDREJTË", PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MJETEVE MOTORIKE, PËR PËRGJEGJESINË NDAJ PALËVE TË TRETA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, "Për prokurimin Publik" të ndryshuar, dhe të ligjit, nr.9464, datë,.28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Fianncave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Detyrimin e institucioneve buxhetore, që për fondet limit, të miratuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2006, të përdorin procedurën "Prokurim i drejtëpërdrejtë", me INSIG, sh.a, për sigurimin e detyrueshëm (TPL) të mjeteve të tyre motorike, për përgjegjesitë ndaj palëve të treta.
2. Primi, që INSIG, sha-ja do të arkëtojë nga institucionet buxhetore, të jetë vlera e primit të pastër, plus vlerën e shpenzimeve administrative.
3. Ngarkohen drejtuesit e institucioneve buxhetore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PER
LISTEN E MALLRAVE TE ZGJEDHURA PER LLOGARITJEN E INDEKSIT DHE PERCAKTIMIN E MENYRES E TE DATES SE INDEKSIMIT TE PENSIONEVE
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 61, te ligjit nr.7703, date 11.5.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Punes,Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Keshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lista e mallrave dhe sherbimeve, qe i bashkelidhet vendimit, te vleresuara baze per nivelin minimal jetik te pensionisteve, eshte pjese e vendimit dhe miratohet me kete vendim.
2.Çdo vit, si pasoje e ndryshimit te indeksit të çmimeve te mallrave dhe sherbimeve te vleresuara baze per nivelin minimal jetik te pensionisteve, te indeksohen:
a) të gjitha llojet e pensioneve te pleqerise, pensioneve te invaliditetit, pensioneve familjare, pensionet per merita te veçanta, pensionet per vjetersi sherbimi dhe çdo pension tjeter, i caktuar sipas ligjit nr.4171, date 13.9.1966, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise".
b) te gjitha llojet e pensioneve te pleqerise, pensioneve te invaliditetit, pensioneve familjare, pensionet e posaçme shteterore, shtesat e pensioneve te posaçme shteterore dhe çdo pension tjeter, i caktuar sipas ligjit nr.7703, date 11.5.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise".
c) te gjitha llojet e pensioneve te pleqerise, pensioneve te invaliditetit, pensioneve familjare, te caktuara sipas ligjit nr.4976, date 29.6.1972, "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore ne Republiken Popullore te Shqiperise", dhe sipas paragrafit te katert, te nenit 96, te ligjit nr.7703, date 11.5.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise".
3. Indeksohen çdo here dhe ne te njejten mase me pensionet e pleqerise edhe:
a) pensionet e caktuara sipas ligjit nr.8087, date 13.3.1996, "Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, ushtarakeve te Ministrise se Rendit dhe Sherbimit, lnformativ Shteteror", ligjit nr.9418, date 20.5.2005, "Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise", si dhe perfitimet sipas ligjit nr.8661, date 18.9.2000, "Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit". ,;
b) pensionet e caktuara sipas dekretit nr,758, date 1.2.1994, "Per nje mbrojtje te veçante te ushtarakut".
c) pensionet e invaliditetit dhe shtesat mbi pension, te caktuara sipas ligjit nr. 7663, date 20.1.1993, "Per statusin e invalidit te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te Popullit Shqiptar", si dhe shperblimi i caktuar sipas ligjit nr.7874, date 17.11.1994,
"Per statusin e veteranit te Luftes Antifashiste Nacional-Çlirimtare kunder pushtuesve nazifashiste".
ç) trajtimi i veçante, i dhene nga ligji nr.8685, date 9.11.2000, "Per nje trajtim te veçante te punonjesve, qe kane punuar ne miniera ne nentoke".
d) trajtimet e veçanta, te caktuara sipas ligjit nr.9179, date 29.1.2004, "Per nje trajtim te veçante te punonjesve, qe kane punuar ne disa ndermarrje te industrise ushtarake".
dh) trajtimet e veçanta, te caktuara sipas ligjit nr .9361, date 24.3.2005, "Per nje trajtim te veçante financiar te efektivave, oficer e nenoficer, lundrues te nendeteseve dhe polumbareve te forcave detare, ne pension".
e) trajtimet e veçanta, te caktuara sipas ligjit nr.9128, date 29.7.2003, "Per nje trajtim te veçante financiar te piloteve fluturues ne pension" dhe pensionet familjare, te dhena sipas ligjit nr.8455, date 4.2.1999, "Per nje trajtim te veçante te familjeve te piloteve, qe humbasin jeten ne permbushje te detyres gjate fluturimit".
4. Instituti i Statistikave, çdo muaj, te llogarise indeksin e çmimeve te mallrave dhe sherbimeve, te cilin ia raporton Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Afatet dhe menyrat e raportimit caktohen me marreveshje ndermjet paleve. lnstituti i Statistikave te llogarise koeficientin mesatar vjetor te indeksimit per pensionistet.
Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Instituti i Statistikave mund te ndryshojne zerat analitike te mallrave te konsumit dhe te sherbimeve, te percaktuara ne shporten e pensioneve, si dhe peshen specifike te tyre ndaj totalit, ne varesi te zhvillimeve te pergjithshme ekonomike dhe te nivelit te nevojave paresore, sipas stadeve te zhvillimit.
5. Koeficienti mesatar vjetor per indeksimin e pensioneve i njoftohet Ministrise se Punes,Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministrise se Financave, çdo vit, jo me vonë se fundi i muajit mars.
6. Koeficienti per indeksimin e pensioneve te jete koeficienti faktik, i vertetuar gjate vitit te meparshem. Koeficienti i indeksimit te pensioneve dhe data e fillimit te zbatimit miratohen me vendim te veçante te Keshillit te Ministrave,
7. Indeksimi i pensioneve, i shtesave mbi pension dhe i trajtimeve te veçanta te permendura ne kete vendim, behet me te njejtin koeficient.
8. Ne rastet kur ndryshimi i indeksit te çmimeve rezulton negativ, shuma e pensioneve individuate ne daten e vleresimit, njihet e drejte e fituar dhe nuk behet rivleresim.
9. Efektet financiare te indeksimit te pensioneve, shtesave mbi pension dhe perfitimeve te permendura ne kete vendim, caktohen çdo vit ne buxhetin vjetor te lnstitutit te Sigurimeve Shoqerore.
10.Per efekt te llogaritjes se efekteve financiare te indeksimit, ne buxhetin e vitit pasardhes, te zbatohet indeksi mesatar i muajit korrik te vitit pararendes.
11. Data e indeksimit te pensioneve eshte data 1 maj e çdo viti.
12. Perjashtimisht per llogaritjen e indeksit te pensioneve, per vitin 2005, te perdoret indeksi i pergjithshem i inflacionit per kete vit.
13. Ngarkohen Ministria e Punes,Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministria e Financave,Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Instltuti i Statistikave per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR NDRYSHIMIN E PËRBËRJES SË KËSHILLAVE TË PËRFAQESUESVE TË BORDEVE TË KULLIMIT, NË ZONAT E SHËRBIMIT TË KULLIMIT
Në mbeshtetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 35 e 41, të ligjit nr.8518, datë 30.7.1999, "Për ujitjen dhe kullimin", dhe të nenit 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i Procedurave administrative të republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministtit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Këshilli i Përfaqsuesve të Bordit të Kullimit, në zonat e shërbimit të kullimit, Berat, Dibër, Durrës-Krujë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Peqin-Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë-Kurbin, Lushnjë Sarandë, Shkodër, Pogradec, Tiranë, Vlorë, të krijuara me vendime të Këshillit të Ministrave, të përbëhet nga:
a) 1(një)përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
b) 2 (dy) përfaqësues nga federatat dhe shoqatat e përdoruesve të ujit, brenda zonës së shërbimit të kullimit;
c) 2 (dy) përfaqësues të komunave, , branda zonës së shërbimit të kullimit;
d) 1 (një) përfaqësues i këshillit të qarkut.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES "PËR PROCEDURAT E KONTROLLIT TË PRODUKTIT NË FABRIKË DHE NË QËNDRËN E SHPËRNDARJES, PËR MARRJEN E CERTIFIKATËS SË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT PËRÇIMENTOT, PËR TË CILAT KA RËNDËSI PARËSORE REZISTENCA DHE QËNDRUESHMËRIA"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 25, të ligjit nr.9290, datë 7.10.2004, "Për produktet e ndërtimit", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullores "Për procedurat e kontrollit të produktit në fabrikë dhe në qendrën e shpërndarjes, për marrjen e certifikatës së vlerësimit të konformitetit, për çimentot, për të cilat ka rëndësi parësore rezistenca dhe qëndrueshmëria", sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA