E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës Edita Tahiri

Kryeministri Berisha priti sot në takim, Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, zonjën Edita Tahiri. 

Kryeministri Berisha, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, shfrytëzoi rastin për t’i uruar zonjës Tahiri, si dhe të gjitha qytetareve të Kosovës, 8 marsin, duke theksuar se “çdo lloj nderimi që ne i bëjmë sot, nënave dhe motrave, është jo vetëm tërësisht i merituar, por njëkohësisht edhe më e pakta që mund të bëjmë ndaj grave, nënave e motrave shqiptare, të cilat për vetë natyrën e historisë së kombit tonë kanë luajtur një rol e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare dhe kombin.”

Zonja Tahiri e falënderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe i përcolli urimet e përzemërta të nënave e grave të Kosovës, të qeverisë dhe miqve e dashamirësve të shumtë që Kryeministri Berisha ka në Kosovë.

Në takim u vlerësua edhe një herë marrëveshjes e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian.


08/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›