Presidenti Topi zhvillon takim lamtumire me Ambasadoren britanike, Fiona Mekiluam

8 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim lamtumire me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, e cila përfundoi mandatin e saj diplomatik në vendin tonë.
Kryetari i Shtetit shqiptar, duke i cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet e gjitnashme mes dy vendeve tona partnere strategjike dhe aleate, vlerësoi lart rolin e çmuar të Ambasadores Mekiluam në thellimin dhe konsolidimin e këtyre marrëdhënieve duke e dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontribut të vyer në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për ndihmesë të çmuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe solidarizimin me ta nëpërmjet mbështetjes së pakursyer”.
Nga ana e saj, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam, pasi i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për nderimin dhe vlerësimin e lartë, vuri në dukje konsideratat dhe përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe popullin shqiptar si dhe për arritjet e tij, duke theksuar se “marrja e statusit të vendit kandidat është objektivi madhor i Shqipërisë”.