Presidenti Topi dekoron personalitete të mirënjohura në fushën e gazetarisë me rastin e Festës së 8 Marsit

8 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, dekoroi sot paradite në një ceremoni të veçantë, figura të njohura në fushën e gazetarisë, me rastin e Festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Teuta Topi si dhe merrnin pjesë gazetarë të ndryshëm, folës të njohur të ekranit, drejtues të shoqatave të gazetarëve, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Duke përshëndetur të pranishmit, e me këtë rast të gjitha nënat, gratë e motrat shqiptare në këtë ditë të shënuar për to, Kreu i Shtetit, u shpreh:
“Dëshiroj të them sërish dy fjalë përshëndetjeje në këtë ritual që ka filluar qysh në mëngjes dhe jam i bindur që do të vazhdojë deri në fund të ditës, për të shfrytëzuar këtë ditë të shënuar, Festën e Grave! Kështu që dëshiroj dhe njëherë t’jua uroj këtë festë të gjitha grave shqiptare, zonjave, zonjushave, grave të cilat kanë ditur, së pari, të mbajnë familjet, të edukojnë fëmijët, t’i japin kuptim familjes, patjetër dhe t’i japin kuptim shoqërisë! Midis jush, mua më vjen mirë sot që zonjat shoqërohen edhe me zotërinj të nderuar. Ka gra të spikatura në fusha të ndryshme të jetës, në arsim, në shëndetësi, në art, kulturë, në politikë, në gazetari, kështu që unë sot dëshiroj t’ju përshëndes të gjithave, por nëpërmjet jush të përshëndes edhe ato zonja të nderuara, që nuk janë të pranishme këtu, por jam i bindur që festojnë me njëra-tjetrën. Por e shfrytëzoj këtë ditë edhe për të bërë një apel, sepse ne i kemi dhënë kësaj dite kuptimin e festës, por kjo është një ditë ku bëhen dhe apele për të drejtat, sepse kështu ka lindur kjo ditë. Dhe duhet të dimë që brenda gëzimit, patjetër të bëjmë dhe apelet e duhura për pjesëmarrje më të madhe të grave kudo, në të gjitha fushat e jetës. E kam thënë pak më parë dhe ndoshta duket si mesazh i konsumuar, por unë këtë e them gjithmonë. Siç e ka falur natyra, Zoti, që vijmë në këtë mjedis global gati-gati në ekuivalencë të plotë, në barazi të plotë, në statistika, kështu duhet të jemi në të gjitha fushat e jetës, në politikë, në institucione, në arsim, në shëndetësi, në art, kulturë. Dhe jeta këtë e tregon, në fushën e artit janë prezente njësoj sikurse edhe burrat, në fushën e kulturës, në fushën e edukimit, ndoshta pak më shumë ka gra, kështu duhet të jetë dhe në politikë, sepse aty ku është politika, është dhe vendimmarrja. Dhe ku është vendimmarrja, është vendimmarrje dhe në emër të grave dhe për gratë. Kështu që pa u zgjatur shumë, në këtë urim, unë dëshiroj t’ju falënderoj për gjithçka keni dhënë, gjithçka jepni, për ta bërë shoqërinë më të butë, për ta bërë shoqërinë më kreative dhe për ta bërë shoqërinë tonë vërtet ashtu sikurse e kemi ëndërruar gjithnjë, një shoqëri të vërtetë, demokratike, evropiane. Faleminderit dhe ju uroj të gjitha të mirat e zemrës! Urime!”
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nënë Tereza”, Nexhmije Zajmin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Një ndër shembujt e ndritur në rrugën e vështirë të emancipimit të femrës shqiptare që u ngrit mbi normat dhe mentalitetin e shoqërisë patriarkale dhe u bë një veprimtare e shquar shoqërore dhe profesioniste e zonja në fushën e gazetarisë”. Gjithashtu, Kreu i Shtetit dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zonjat: Adile Xhabijen, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë si veprimtare për çështjen e emancipimit të femrës shqiptare dhe si një ndër gazetaret e para në vendin tonë, pas Luftës së Dytë Botërore”, si dhe Tefta Radin, me motivacionin: “Gazetares së mirënjohur të Radio-Televizionit Shqiptar që me punën profesionale dhe me personalitetin e saj u bë një ndër figurat më të respektuara të ekranit”.
Duke falënderuar për vlerësimin e rëndësishëm nga Kreu i Shtetit, Adile Xhabija theksoi: “Falënderoj nga zemra, me shpirt, Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, që më gëzoi sot kaq shumë në një moshë kaq të madhe. Dhe unë po gëzoj sot bashkë me familjen time dhe me shumë nipa e mbesa. Falënderoj në mënyrë të veçantë edhe zonjën Luka e Fondacionin e saj që kujtohet për ne. Faleminderit!”
Ndërsa gazetarja e mirënjohur Tefta Radi vuri në dukje: “Faleminderit dhe mirënjohje zoti President, për nderin dhe vlerësimin që më bëtë! Faleminderit Fondacionit ‘Nermin Vlora Falaski’, zonjës Luka, Presidente e këtij Fondacioni, që bën të pamundurën për të vlerësuar gazetaren shqiptare, gruan gazetare, të lënë disi në harresë për dekada të tëra! Faleminderit kolegeve, kolegëve të mi! Faleminderit të gjithë ju miq tanë që jeni sot këtu me ne në këtë ditë të veçantë. Ndihem vërtet e lumtur! Edhe njëherë të gjithëve faleminderit!”
Në fund të kësaj ceremonie dekorimi, përshëndeti me këtë rast edhe zonja Zenepe Luka, Kryetarja e Fondacionit ‘Nermin Vlora Falaski’: “I nderuar zoti President, Profesor Bamir Topi,
Të nderuara kolege,
E nderuar dhe e respektuar Zonja e Parë, Teuta Topi!
Për Fondacionin ‘Nermin Vlora Falaski’, por në mënyrë të veçantë për gruan gazetare është një eveniment shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë në historinë e një shekulli që mbush Shqipëria, është hera e parë që vlerësohet gruaja gazetare shqiptare. Ne ju jemi mirënjohëse zoti President, dhe nuk do ta harrojmë kurrë këtë çast dhe shpresojmë që u hap një shteg për të vlerësuar dhe gruan gazetare, që sakrifikon, që rriskon aq shumë për të vërtetën dhe që jep një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shoqërisë. Sidomos ne nuk e harrojmë që këtë gjë na e bëtë surprizë në Ditën e 8 Marsit. Ju jemi mirënjohës përjetë, zoti President! Ju faleminderit!”