Presidenti Topi dekoron ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

8 mars 2012
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite në Ditën e Ndërkombëtare të Grave, 8 Marsit, ushtarake që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura. Në këtë aktivitet të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit, ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi, ushtarake, si dhe anëtarë të Kabinetit.
Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, duke marrë fjalën me këtë rast, si dhe duke nënvizuar faktin se pjesëmarrja e femrave në ushtri është aspekt i rëndësishëm i demokratizimit të Forcave të Armatosura, theksoi:
“I nderuar zoti Gjunkshi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,
Të nderuara zonja ushtarake!
Sot është një ditë e veçantë. Besoj, kjo ditë është e mbushur me urime për gratë të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Por këtu, në mënyrë specifike, unë dëshiroj të vlerësoj rolin e gruas ushtarake, të cilat kanë zgjedhur një profesion mjaft fisnik për të shërbyer në kuadrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si vend i NATO-s, një vend i cili është krah për krah vendeve partnere strategjike për misionin e vendosjes së paqes në kuadrin e Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë, që është Aleanca e NATO-s. Kjo ditë e veçantë patjetër që na bën që të reflektojmë, por edhe të inkurajojmë pjesëmarrjen e gruas kudo, në çdo fushë të jetës. Performanca juaj në kuadrin e Forcave të Armatosura është e shkëlqyer, demonstron motivim, demonstron angazhim, krahas kolegeve që keni, por krahas edhe kolegëve, sepse të jesh në Forcat e Armatosura padyshim është një nder, privilegj, por nga ana tjetër kërkon dhe një angazhim shumë të veçantë. Pikërisht në këtë ditë të shënuar, për të vlerësuar angazhimin tuaj, profesionalizmin tuaj, seriozitetin dhe atë angazhim për të cilin ne krenohemi, unë kam vendosur që të bëj një ceremoni dekorimi për te dekoruar disa zonja, të cilat, sikurse thashë, i bëjnë nder Forcave të Armatosura.
Edhe njëherë urime për këtë ditë të shënuar! Të keni shëndet, të keni harmoni midis jush, që çdo ditë e më shumë, ne të demonstrojmë që jemi një forcë e denjë, një vend i denjë në Aleancën me madhe të paqes dhe të sigurisë!
Urime edhe njëherë për Festën!”
Më pas u zhvillua ceremonia e dekorimeve, ku, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti Topi u dorëzoi Medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, me motivacionin: “Për merita dhe kontribut të çmuar në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Nënkoloneles Rudina Kadriu, Nënkoloneles Vebie Sala, Kapitenes Aida Kërçuku, Kapitenes Dafina Xhixho, Togeres Blerina Breçani, Togeres Blerina Çipa, dhe zonjës Alketa Poçari.
Në emër të zonjave ushtarake të dekoruara, përshëndeti Kapitenia Aida Kërçuku, e cila duke shprehur kënaqësinë e madhe për vlerësimin e lartë nga Kreu i Shtetit, u shpreh:
“I nderuar zoti President,
I nderuar zoti Shef i Shtabit,
Më lejoni që në emër të të gjitha femrave përbërëse pjesë aktive dhe jo aktive e Forcave të Armatosura shqiptare, t’ju falënderojmë për këtë vlerësim dhe mirënjohje që i bëhet femrës në Forcat e Armatosura shqiptare në Ditën e 8 Marsit! Doja të thoja që kjo dekoratë nuk na përket vetëm neve, por u përket të gjitha femrave në Forcat e Armatosura për t’i nxitur që të vazhdojnë karrierën e tyre, të përfaqësojnë denjësisht Forcat e Armatosura, si pjesë përbërëse e NATO-s dhe e misioneve paqeruajtëse. Ju falënderoj dhe ju uroj: ‘Gëzuar 8 Marsin!’”