E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Zv.kryeministrin e Maqedonisë z. Abdilaqim Ademi

Kryeministri Berisha priti sot Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë z. Abdilaqim Ademi.  Kryeministri Berisha dhe Zv.kryeministri Ademi bashkëbiseduan për probleme të bashkëpunimit midis vendeve dhe, në mënyrë të veçantë, për bashkërendimin e veprimtarive për përkujtimin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Z. Ademi, në rolin e kryetarit të Komitetit Organizator të Përkujtimit të Kongresit të Manastirit, nga pala maqedonase, e informoi Kryeministrin Berisha për masat e marra nga ana e qeverisë maqedonase për këtë jubile dhe i përcolli Kryeministrit Berisha ftesën e Kryeministrit Gruevski për të marrë pjesë në Akademinë solemne për 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Kryeministri Berisha e pranoi me kënaqësi ftesën.

Kryeministri Berisha e siguroi Zv.Kryeministrin Ademi për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme nga ana  e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për organizimin me sukses të festimeve të Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, si një ngjarje shumë e rëndësishme e historisë së kombit shqiptar.  

Te dy personalitetet diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet ne rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›