E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesin e kompanisë turke "Çalik Enerji"

Kryeministri Berisha priti sot në një tjetër takim, presidentin e kompanisë turke "Çalik Enerji", z. Ahmet Çalik, i cili e informoi për planin e investimeve të kompanisë "Albtelekom" dhe "Eagle Mobile" dhe projektin për zgjerimin e shërbimit të telefonisë fikse.

Kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e kompanisë për reduktimin e ndjeshëm të tarifave të telefonisë së lëvizshme dhe shërbimit të internetit dhe shprehu vlerësimin e tij për investimet e kryera, duke sjellë teknologjinë më të përparuar dhe duke ju ofruar abonentëve shërbime më te mira me çmime të arsyeshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›