E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësues të kompanisë greke “Polyeco”

Kryeministri Berisha priti sot disa përfaqësues të kompanisë greke “Polyeco”, të kryesuar nga menaxheri i përgjithshëm i saj z. Athanassios Polychronopoulos. Kjo kompani, e cila është e njohur në Greqi dhe në shumë vende të tjera për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane, të mbetjeve detare, si dhe mbetjeve të tjera të rrezikshme, i prezantoi Kryeministrit Berisha një projekt ide për të bërë një investim të tillë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për interesin e shprehur për të investuar në Shqipëri, ndërsa u shpreh se problemi i trajtimit të mbetjeve urbane në përgjithësi në vend është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë drejtim ka ende shumë për t’u bërë.
Kryeministri u prezantoi atyre dhe projektet për ndërtimin e disa landfilleve në qytete të ndryshme të vendit, si dhe i’u shpjegoi strukturat përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve urbane, përfshi këtu dhe pushtetin lokal. Më tej, Kryeministri i siguroi se projekti i tyre do të vlerësohej sipas kritereve dhe ligjeve të vendit tonë, si dhe i garantoi për mbështetje nga strukturat e qeverise për realizmin e këtij projekti, pas aprovimit.

Kompania greke “Polyeco” punon me standarde të larta ambientaliste, synon pastrimin e ambientit dhe mbrojtjen e tij nga përpunimi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›