Kryeministri Berisha pret përfaqësues të kompanisë “Lucro International"
Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të kompanisë “Lucro International”, e cila merret me ndërtimin e ambienteve të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e turizmit, si ndërtim portesh për jahte, ndërtimin e hoteleve, fushave të golfi, si dhe ambiente të ndryshme sportive që shoqërojnë zhvillimin e turizmit. Përfaqësuesit e kompanisë “Lucro International” vlerësuan se Shqipëria është një vend shumë tërheqës dhe se përbën shumë interes për shtrirjen e aktivitetit të tyre.
Kryeministri Berisha u shpreh se turizmi është një fushë tepër e rëndësishme dhe se projekte të tilla, që respektojnë ambientin dhe sjellin standarde të larta në zhvillimin e turizmit, janë të mirëpritura.