E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Z. Sweder Van Voorst Tot Voorst , me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Z. Sweder Van Voorst Tot Voorst, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në takim, ambasadori Voorst shprehu vlerësimin për nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe kënaqësinë për kontributin e tij modest në këtë arritje. Ambasadori i shprehu Kryeministrit falënderimet për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjate misionit të tij si ambasador.

Kryeministri Berisha e vlerësoi misionin e ambasadorin Voorst, si një mision të suksesshëm dhe e falënderoi për kontributin e dhënë, si dhe për përkrahjen dhe asistencën që Holanda i ka dhënë gjatë kësaj kohe Shqipërisë në të gjitha fushat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›