Kryeministri Berisha pret drejtues të shkollës “Qemal Stafa”

Kryeministri Berisha i përshëndeti përzemërsisht përfaqësuesit e shkollës “Qemal Stafa”, duke vlerësuar cilësinë e kësaj shkolle, përkushtimin e bërë dhe ndikimin pozitiv kur ky vlerësim ndërkombëtar përputhet plotësisht edhe me vlerësimin kombëtar për shkollën “Qemal Stafa”. Ky është fryti i punës së stafit dhe nxënësve të kësaj shkolle. Ai përbën një element shumë të rëndësishëm, një ftesë për të ndezur garën midis të rinjve dhe për të arritur rezultate gjithnjë e më të mira.
Është emocionuese që gjuha shqipe është e shkruar në flori, - tha Kryeministri Berisha, - dhe i inkurajoi përfaqësuesit e kësaj shkolle që të vazhdojnë edhe më tej punën e tyre, pasi midis të gjitha garave, ajo e dijes është më e rëndësishmja, më e vështira, por që gjithnjë jep rezultatin e dëshiruar.
02/05/2013