E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ekipin e BB që asistoi në hartimin e raportit “Të bësh biznes”

Kryeministri Berisha priti, sot paradite, në një takim ekipin e Bankës Botërore që asistoi në hartimin e raportit  “Të bësh biznes”.

Kryeministri Berisha falënderoi ekspertët e Bankës Botërore për raportin në të cilin reflektohen reformat ekonomike të Shqipërisë gjatë periudhës së marrë në analizë dhe kërkoi angazhimin e këtij ekipi për të pasqyruar në raportin e ardhshëm reformat që përmban axhenda e këtij viti, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe stimulimin e prodhimit të brendshëm.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për ekipin e Bankës Botërore, i cili po asiston edhe në hartimin e një strategjie për investimet e huaja.

Zoti Berisha vlerësoi se ky dokument ka një rëndësi të madhe në adresimin e vëmendjes së investitorëve në sektorë të rëndësishëm, për të mundësuar një numër më të madh vendesh pune.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›