Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë “WEB Wind Energy”.
Kryeministri Berisha priti sot në mesditë përfaqësuesit e kompanisë,
“WEB Wind Energy”.
Përfaqësuesit e saj shprehën interes për të investuar në sektorin e energjisë dhe prezantuan një projekt-ide për prodhimin e energjisë nga era.
Kjo kompani ka në projekt edhe ndërtimin e hidrocentralit në Qukës, Librazhd me kapacitet prodhues 45 megavat.
Kryeministri Berisha falenderoi investitoret e huaj për interesin e treguar për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me partnerë shqiptarë dhe i inkurajoi të investojnë në projektin për prodhimin e energjisë nga era.