E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË TURQISË, PËR NJËSINË SHQIPTARE QË OPERON NËN KOMANDËN E FORCËS TURKE NË AFGANISTAN, BRENDA FUSHËS SË VEPRIMIT TË OPERACIONEVE

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të PROTOKOLLIT, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së TURQISë, PëR NJëSINë SHQIPTARE Që OPERON NëN KOMANDëN E FORCëS TURKE Në AFGANISTAN, BRENDA FUSHëS Së VEPRIMIT Të OPERACIONEVE Të FORCëS NDëRKOMBëTARE Të NDIHMëS PëR SIGURINë (ISAF)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, për njësinë shqiptare që operon nën Komandën e Forcës Turke në Afganistan, brenda fushës së veprimit të operacioneve të Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


09/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›