E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË NDËRTIMIT DHE SHFRYTËZIMIT TË PORTIT TË JAHTEVE NË KALANË E TURRËS, KOMUNA SYNEJ, KAVAJË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRIS

V E N D I M

PëR

PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PëR DHëNIEN ME KONCESION Të NDëRTIMIT DHE SHFRYTëZIMIT Të PORTIT Të JAHTEVE Në KALANë E TURRëS, KOMUNA SYNEJ, KAVAJë, DHE MIRATIMIN E BONUSIT Në PROCEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE Që I JEPET SHOQëRISë “FINSEC LTD”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pikat 1 e 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim, në pronësi të shtetit), të portit të jahteve në Kalanë e Turrës, komuna Synej, Kavajë, është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

2. Miratimin e bonusit prej 8.8 % të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Finsec ltd” .

3. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


09/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›