E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në takim znj. Marjeta Janaki, Kryetare e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve të NEA – Demokracisë në PE

Kryeministri Berisha priti sot në një takim znj. Marjeta Janaki, Kryetare e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve të NEA – Demokracisë, në Parlamentin Evropian.

Në takim u diskutua  për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, zhvillimet respektive në të dy vendet dhe bashkëpunimin e ngushtë e miqësor mes Partisë Demokratike dhe NEA – Demokracisë.

Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me interes reciprok. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria greke dhe shprehu besimin se ato do kenë efekte pozitive për Greqinë.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha e njohu znj. Janaki me reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale.

Një temë tjetër e diskutimeve mes Kryeministrit Berisha dhe znj. Janaki ishte edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë. Zonja Janaki vlerësoi ndryshimet e thella dhe pozitive që kanë ndodhur këto vitet e fundit në Shqipëri, si dhe garantoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendit tonë, si dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh.   


31/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›