E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një grup kompanish austriake të interesuara për fushën e ndërtimit të banesave për njerëzit në nevojë

Kryeministri Berisha priti sot një grup kompanish austriake, të interesuar për investime në fushën e ndërtimit të banesave për njerëzit në nevojë.

Ata i paraqitën Kryeministrit një propozim për hartimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e strehimit të shtresës shoqërore më në nevojë. Eksperienca e tyre në Austri dhe vende të tjera konsiston në hartimin e një pakete politikash dhe ligjesh për aplikimin e projekteve në fjalë.

Kryeministri i falënderoi përfaqësuesit e kompanive  për interesin dhe propozimin konkret të tyre për të shtrirë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri. Gjithashtu, Kryeministri i njohu me hapat e ndërmarrë nga qeveria në funksion të lehtësimit të klimës së biznesit në vend. Ai i siguroi ata se ministria e Transporteve dhe Entet përkatëse në këtë fushë, do t’ju ofrojnë ndihmën dhe terrenin e duhur për të zhvilluar dhe aplikuar këto  politika e projekte.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›