E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha komenton mbi situatën e zjarreve në vend

Pas vizitës në familjen Tomorri, Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesimit të medias, u shpreh se policia po bën një punë të lavdërueshme për parandalimin e tragjedive të shkaktuara nga zjarret. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

"Qeveria po përpiqet në mënyrën më serioze për kontrollin e tyre. Mund të kishim pasur një zhvillim tepër tragjik mbrëmjen e djeshme në një fshat të Mirditës, në Tuç. Një familje, e cila kishte refuzuar evakuimin, u rrethua nga të gjitha anët nga zjarri. Policia shqiptare u fut mes flakëve dhe nxori 12 burra, gra dhe fëmijë. Sot ajo mund t'i kishte ngjarë një drame të madhe kombëtare, një fatkeqësie. Qeveria po përpiqet të përballet me këto zjarre në një verë kaq të thatë. Në mënyrë absolute shumica janë njerëzore dhe do të bëhet një rishqyrtim tërësor ndaj këtij problemi."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›