Qeveria shqiptare do të akordojë një fond të veçantë për familjet e viktimave dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri në Greqi
Kryeministri Sali Berisha në një prononcim dhënë sot për mediat nga qyteti i Gjirokastrës tha se qeveria do ti akordojë qeverisë greke një fond prej 60 mijë eurosh, ndihmë për familjet e viktimave dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret e rëna ditët e fundit në Greqi.
Kryeministri Berisha, ndërsa shprehu keqardhjen për këtë humbje të dhimbshme të jetëve njerëzore, mes të cilëve edhe qytetarë shqiptarë, informoi se ministria e shqiptare e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministria e Brendshme kanë marrë porosi që të jenë në kontakte me homologët e tyre në Greqi dhe të ofrojnë të gjithë ndihmën mundëshme që mund t'i japet vendit fqinj.
Duke i'u referuar situatës së zjarreve në Shqipëri, por që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për një strategji të qartë kundër zjarreve, pasi ato po shndërrohen në një realitet të hidhur.