Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të z. Jean Paul Carteron
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit të z. Jean Paul Carteron nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes” për veprimtari të vyer në mbrojtjen dhe nxitjen e interesave të Republikës së Shqipërisë dhe promovimin e imazhit të saj në botë.
Në fjalën e tij zoti Carteron tha se ndihet shumë i nderuar për akordimin e kësaj medaljeje, ndërsa nënvizoi se ai ka qenë i përfshirë në procesin e demokratizimit dhe vendosjes së ekonomisë së tregut në Shqipëri, që nga zgjedhja e Presidentit të parë demokratik, Z. Sali Berisha, në vitin 1992.
Më tej z. Carteron tha se kjo ceremoni po zhvillohet në një moment arritjesh të mëdha për Shqipërinë.
Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, “Të bësh biznes 2009”, z. Carteron tha se sot ka një njohje shumë të fortë nga autoriteti më i lartë në botë, nga Banka Botërore, të arritjeve të qeverisë shqiptare.
Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare e NATO-s, vijoi më tej z. Carteron dhe ky është një çelës i nivelit më të lartë i suksesit për çdo vend në botë.
Z. Carteron shprehu bindjen se procesi i integrimit europian të Shqipërisë është në rrugë të mbarë, ndërsa theksoi se pas 16 vite përpjekjesh drita për Shqipërinë është ndezur dhe e ardhmja duket e qartë dhe e shndritshme.