E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësues të kompanisë italiane “Matarrese”

Kryeministri Berisha prit sot përfaqësues të kompanisë italiane “Matarrese”, me të cilët diskutoi rreth investimeve në infrastrukturën publike.

Përfaqësuesit e grupit të biznesit i prezantuan Kryeministrit aktivitetin e kompanisë së tij që konstaton në infrastrukturë si; rrugë, hekurudha dhe vepra të ndryshme publike.

Përfaqësuesit e kompanisë “Matarrese” përshëndetën reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës për investime në Shqipëri.

Jehona e reformave dhe arritjeve të fundit, thanë ata, ndikoi në vendimmarrjen e grupit tonë dhe përgatitjen e projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të sigurt për investime dhe me një klimë biznesi mikpritëse dhe të përshtatshme për të huajt, drejtuesit e kompanisë italiane “Matarrese” shprehën gatishmëri të marrin pjesë në garat që do të zhvillohen në infrastrukturë, më konkretisht në ndërtimin e rrugëve.

Kryeministri Berisha, e falënderoi grupin “Matarrese” për përpjekjet dhe projekt idetë që prezantuan, si dhe për përzgjedhjen e Shqipërisë si vend të implementimit dhe shtrirjes së biznesit të tyre.

Kryeministri i rekomandoi atyre konkurrimin dhe në vepra të tjera publike, që kërkon investitorë të konsoliduar të fushës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›