Kryeministri Berisha pret një grup investitorësh italianë.
Kryeministri Berisha priti në një takim një grup investitorësh italianë, të njohur për aktivitetet në fusha të ndryshme të ekonomisë: energjitikë, shëndetësi, transport, financë dhe sektorin bankar.
Grupi i investitorëve italianë shoqërohej edhe nga senatori Andrea Fluttero.
Investitorët italianë shprehën interes për të investuar në projekte zhvillimi duke konsideruar shumë të favorshme klimën e investimeve në Shqipëri, shkallën e lartë të sigurisë dhe potencialin e madh të burimeve natyrore të vendit.
Kryeministri Berisha u njoh me projekt –idetë e prezantuara nga investitorët italianë dhe i garantoi se qeveria e tij do të mbështesë zbatimin e tyre konform ligjeve dhe rregullave në fuqi.
Kryeministri Berisha premtoi transparencë dhe profesionalizëm në vlerësimin e ofertave konçensionare dhe u sugjeroi investitorëve italianë që të hapnin një zyrë përfaqësie në Shqipëri për të koordinuar investimet.