Kryeministri Berisha takohet me presidentin e kompanisë gjermane,“Dorsch Groupe Holding”.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim presidentin e kompanisë gjermane
“Dorsch Groupe Holding”, z. Jurgen Roder.
“Dorsch Groupe Holding” prezantoi projekt- idenë për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë si dhe disa projekte në infrastrukturën e ujësjellësave.
Kryeministri Berisha falenderoi investitorët gjermanë për interesin e shprehur për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë duke e vlerësuar si një projekt me ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Zoti Berisha informoi investitorët e ” Dorsche Groupe Holding” se po negociohet edhe me kompaninë “Tirana Airport Partner” për të adresuar çështjet juridike të kontratës konçensionare për fluturimet ndërkombëtare.
Gjatë bisedës , Kryeministri Berisha i njohu investitorët gjermanë edhe me mundësitë për investime që ofron Shqipëria.