Kryeministri Berisha takon personalitete të larta gjatë Samitit të Dubrovnikut
Gjatë qëndrimit në Kroaci ku po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, Kryeministri Berisha zhvilloi takime me të gjithë personalitetet e larta që merrnin pjesë në këtë samit.
Kryeministri zhvilloi takime të veçanta me Ndihmës Sekretarin e Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit, Daniel Fried, Ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt, Kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç si dhe ministra dhe ambasadorë që merrnin pjesë në këtë samit.
Diskutimet gjatë këtyre takimeve u përqëndruan në procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit, intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve të BE-së dhe NATO-s me vendet e Ballkanit në fushën e sigurisë dhe zhvillimit si dhe perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve.