Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë KINGLOR SRL dhe Ratia Energie.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë KINGLOR SRL, të cilët prezantuan partnerin e ri të konsorciumit që do të marrë pjesë në projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Kompania që hyn në këtë konsorcium është “Ratia Energie” e kryesuar nga Fabio Bocchiola.
Përfaqësuesit e dy kompanive shprehën angazhimin e tyre që si konsorcium të arrijnë maksimumin në këtë projekt, për të cilin do të nisë procedura e tenderimit.
Kryeministri Berisha i përgëzoi investitorët për këtë sipërmarrje dhe i siguroi se procesi i përzgjedhjes së projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës do të jetë transparent dhe profesional duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe atë të bisnesit.