Prononcim i Kryeministrit Berisha për mediat
Kryeministri Berisha, në një prononcim për mediat gjatë vizitës në Kamzë, në lidhje me tubimin e paralajmëruar të opozitës, u shpreh:
“Shqipëria është një vend demokratik dhe i vetmi urim që kam është të mos u bjerë shi e t’ia prishë mitingun. Sot, jemi këtu për një seri të rëndësishme inaugurimesh dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendi që po ecën drejt anëtarësimit në NATO, vendi që doli në çatinë e botës për reformat ekonomike, të cilat kanë të bëjnë me një prej lirive me themelore të qytetarëve, lirinë e tregut dhe të iniciativës së lirë, vendi që kapi rritjen dyshifrore ekonomike dhe absolutisht ky ka qene premtimi më i vështirë, - kam bërë fjalë për orbitë të shpejtë, por jo për orbitë dyshifrore të rritjes ekonomike - ka sot dy herë më shumë shpresë, dy herë më shumë nder, emër, besim tek vetja dhe e ardhmja e tij.”