E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PAGESËN E SHPENZIMEVE ADMINISTRATIVE TË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR PËR ÇËSHTJEN “S.SARANDA”, SHPK, V.S, REPUBLIKA E SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR 

PAGESËN E SHPENZIMEVE ADMINISTRATIVE TË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR PËR ÇËSHTJEN “S.SARANDA”, SHPK, V.S, REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.12.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.        Pagesën, me transfertë bankare, në shumën 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) USD, të shpenzimeve administrative të arbitrazhit ndërkombëtar, për çështjen “S.Saranda”, shpk, v.s, Republika e Shqipërisë, që zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, në Paris, Francë.

2.        Fondi 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) USD, i konvertuar në lekë, me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën kur do të kryhet pagesa, i jepet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për të bërë pagesën.

3.        Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

4.        Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


26/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›