Vitin tjetër çelet Akademia Profesionale në universitetin e Durrësit
Për herë të parë vitin e ardhshëm do të çelet Akademia Profesionale pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Në kuadër të nismave për zhvillimin e arsimit profesional dhe sa më afër kërkesave të tregut të punës, kjo akademi do të ofroj ë shkollim shkencor t ë kombinuar me p ë rvoj ë n profesionale-praktike dhe sociale n ëpër nd ë rmarrje. Kjo do të thotë studentët e kësaj akademie do të marrin diplomë Bachelor pas studimeve 3 vjeçare akademike të kombinuara me trajnimin praktik (n ë raportin 50% me 50%) .
Në një takim me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe GTZ (Shoqëria Gjermane e Bashkëpunimit Teknik) ministri i Arsimit dhe Shkencës përshëndeti personelin e Universitetit të Durrësit që do të strehojë këtë akademi dhe pohoi se ata do të kenë gjithë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.
Ministri Pollo falenderoi mbështetjen e qeverisë gjermane në projektin “ Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet formimit profesional“ dhe tha se: „hapja e një akademie profesionale është n jë rast i veçantë por edhe suport për tu orientuar drejt tregut të punës, drejt partneritetit me biznesin. Një lloj arsimimi i lartë i këtij lloji me trajnime “on the job” është një shembull shumë i mirë për Shqipërinë, që duhet të pasohet edhe nga të tjerë, dhe që ka funksionuar me sukses në Evropë dhe në ish-vende komuniste.
Është një risi për sistemin tonë universitar dhe një alternativë për universitetet publike.
Mendoj që kjo akademi do të japë një produkt që do të shërbejë shumë për të orientuar diplomat drejt tregut të punës.”
Futja e formimit profesional në sistemin univesitar, me orientim t ë theksuar nga tregu i punës dhe i ndërtuar sipas modelit t ë „Akademis ë profesionale“, ka rezultuar një institucion mjaft i suksessh ëm n ë Gjermani. Zbatimi i modelit të një fakulteti të tillë Dual (shkollim dhe praktikë) në vendin tonë është një risi dhe një hap i rëndësishëm në përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, p ë rfshir ë formimin profesional universitar, t ë cilët janë kushte thelb ë sore p ë r suksesin e reformave ekonomike si dhe zhvillimin ekonomiko-social t ë Shqip ë ris ë .
Objektivi është që të diplomuarit në Akademinë Profesionale të Universitetit të Durrësit të përmbushin kërkesat për kualifikim të tregut të punës.
****************
Projekti “ Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet formimit profesional“
- Akademia profesionale në Universitetin e Durrësit -
Projekti është parashikuar të vazhdojë 6 vjet (deri në vitin 2013) dhe është i ndarë në 3 faza:
1. Faza e parë nga 09/2007 deri 08/2009 (2 vjet)
2. Faza e dytë nga 09/2009 deri 08/2012 (3 vjet)
3. Faza e tretë nga 09/2012 deri 08/2013 (1 vit) Faza e tret ë ë sht ë parashikuar p ë r konsolidimin e projektit.
Grupet e synuara/kontribuesit
• Grupet e synuara të projektit janë maturantët, që kërkojnë një alternativë ekonomike dhe tërheqëse krahasuar me studimet tradicionale në një universitet ose shkollë të lartë. Pas studimeve 3 vjeçare akademike të kombinuara me trajnimin praktik (n ë raportin 50% me 50%) , ata marrin diplomën Bachelor.
• Kontribues janë kompanitë vendase dhe të huaja, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryesisht në sektorin e hoteleri-turizmit, sektorin bankar dhe atë të ndërtimit, të cilat brenda një periudhe afatmesme synojnë të përshtasin strukturën e personelit sipas kërkesave në ndryshim të biznesit, personeli mësimor i Akademisë Profesionale (në Universitetin e Durrësit), drejtuesit brenda ndërmarrjeve, si dhe drejtues të ministrive dhe punonjës të Dhomave të përfshira.
Kontributet e partnerëve në projekt
A. Kontributi i palës gjermane
• Konsulencë nëpërmjet një eksperti afatgjatë për personelin e Akademisë Profesio-nale në Durrës, të MASH, ndërmarrjeve dhe Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të përfshira si dhe nëpërmjet ekspertëve afatgjatë vendas dhe të huaj (hartimi i kurrikulave, bashkëpunimi me ndërmarrjet, përmbajtjet e specialitetit, metodat moderne të arsimimit).
• Trajnimi i stafit menaxherial dhe trupës mësimore të Akademisë Profesionale.
• Shkëmbim informacioni dhe dialog profesional me një akademi profesionale të përzgjedhur në Gjermani.
• Vënia në dispozicion e mjeteve materiale për mbështetjen e aktiviteteve të konsulencës dhe trajnimit.
B. Kontributi i palës shqiptare
• Vënia në dispozicion e një personi kontakti (counterpart) në akademinë profesio-nale si dhe e personelit specialist.
• Vënia në dispozicion e mjediseve në akademinë profesionale, e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve të nevojshme, si dhe pjesëmarrje në shpenzimet administrative dhe ato të ndërmarrjes.
• Nga ana e biznesit realizohet shkollimi në ndërmarrje, bashkëpunimi për hartimin e kurrikulave, zhvillimi i provimeve, pranimi i detyrave të mësimdhënies në akademinë profesionale si dhe - në varesi të modelit të financimit - pjesëmarrja në fondin e shkollimit, kompensime shkollimi për studentët.