E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti sot Ministrin e Shëndetsisë së Greqisë, Zotin Dimitris Avramopoulos. Kryeministri falenderoi Zotin Avramopoulos për ndihmën e madhe që i kanë dhënë qindra e mi

Kryeministri Berisha priti sot Ministrin e Shëndetsisë së Greqisë, Zotin Dimitris Avramopoulos.

Kryeministri falenderoi Zotin Avramopoulos për ndihmën e madhe që i kanë dhënë qindra e mijërave shtetasve shqiptarë të kuruar në spitalet greke. Mjeksia jonë, - u shpreh Kryeministri, - mund të përfitojë nga qendrat mjeksore greke, të cilat kanë një performancë të lartë.

Kryeministri theksoi se qeveria është thellësisht e vendosur për reformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke e konsideruar themelore. "Kjo reformë, - vlerësoi Kryeministri, - është nga më të vështirat, por më e rëndësishmja, sepse lidhet direkt me gjënë më të çmuar, shëndetin e popullatës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me reformën në shëndetësi, të rrisim investimet, të stimulojmë aktivitetin privat dhe të zhvillojmë menaxhimin në spitalet tona."

Nga ana e tij, ministri Avramopoulos shprehu gadishmërinë për vazhdimin e ndihmës mjeksore për shtetasit shqiptarë. Ai garantoi gjithashtu se ndihma që i jepet dhe do të vazhdojë t'i jepet shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm në Greqi do të jetë e një niveli nga shërbimi dhe përkujdesja me atë të qytetarëve grekë.

Bashkëbiseduesit shprehën të njëjtin vullnet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë dhe në të gjitha fushat, duke shprehur besimin se në këtë mënyrë mund të vendoset një bazë e mirë për thellimin e marrëdhënive tona në të ardhmen. Ata vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një të ardhme të shkëlqyer.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›